Rastësisht apo qëllimisht, dy çifte të famshme patën dasmat vetëm shtatë ditë larg njëri tjetrit.
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj e Bes Kallaku një çift, reperi Getoar Selimi e Marina Vjollca një tjetër, nuk lanë gur pa lëvizur për të bërë dasmat e tyre të bujshme e më të bujshme.
Sidomos Besi e Xhensila, dukej sikur po përgatiteshin tërë jetën për atë mbrëmje.
Pamë imazhe e imazhe e video të tëra këto ditë nga ahengjet e tyre. Duke u puthur me nusen, duke vallëzuar me nënat, duke përjetuar momente të lumtura e shumë dashuri përmes imazheve, rrjetet sociale e faqet e medieve rozë po gufonin nga to.
Por më epikja është kjo montazh që Besi publikoi në Instagram.
Dikush ka ironizuar me këta të dy. Marrë nga fotografia ku këta dy dhëndurë të famshëm puthen me nuset e tyre, Besin e Getin i kanë bashkuar në një puthje e duken sikur ata të dy u martuan mes vete.
“Edhe i thashë ta hiqte pak mjekrën po nuk me dëgjoi”, ka shkruar Besi, duke i vënë në fund këtij përshkrimi një të qeshur. /Prive.al