Simpatike apo jo: Xhensila vallëzon për Besin në muajin e mjaltit (VIDEO)

By

Thanë se s’e kishin menduar se ku do shkonin për muaj mjalti, por doli që ata kishin gjithçka të planifikuar.

Thuajse menjëherë pas dasmës ata të dy iu ngjitën aeroplanit për në ishujt Maldive, që janë një vend magjik për të porsamartuarit.

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj e aktori Bes Kallaku, u nisën për të shijuar ditët e tyre të mjaltit në momentet e para si të martuar dhe po kënaqen shumë.

Të paktën, këtë tregojnë imazhet që ata po publikojnë në Instagram. Madje, Xhensila edhe po vallëzon për Besin me një melodi me ritme orientale.

E veshur në fustan të kuq, nusja e re duket për mrekulli. /Prive.al

Simpatike apo jo? Xhensila vallëzon për Besin në muajin e mjaltit!

A post shared by Prive.al (@prive.al) on

Artikuj të ngjashëm