Ky fustan i Leonitës paska kushtuar sa qimet e kokës!

By

Duke e shoqëruar bashkëshortin e saj në një ngjarje futbolli, ajo ka zgjedhur të vishet shumë, ama shumë shtrenjtë.

Leonita Lekaj, bashkëshortja e futbollistit të famshëm shqiptar Granit Xhaka, ka zgjedhur të vesh një fustan të markës Loius Vuitton në një event ku ka qëndruar krah bashkëshortit të saj që luan për Arsenalin.

Faqja shqiptare në Instagram, “What They Wearing”, ka zbuluar çmimet e veshjeve të saja, përfshirë edhe sandalet e po të njëjtës markë si fustani.

Çmimi i fustanit të Leonitës është hiç më pak se 4900 euro ndërsa sandalet i kanë kushtuar 790 euro. /Prive.al

https://www.instagram.com/p/BuEoeUAHL8L/

Artikuj të ngjashëm