Ja ku po vjen – edhe një tjetër bashkëpunim nga Loredana e Mozzik!

By

Loredana Zefi, reperja kosovare e lindur dhe e rritur në Zvicër, hyri në biznesin e muzikës duke bërë së pari duet me të dashurin e saj Mozzik.

Dyshja që tani janë martuar e kanë një fëmijë, pritet që pas disa bashkëpunimesh të sjellin edhe një këngë bashkë.

View this post on Instagram

1 GUSHT ! 🔥🔥🔥 Loredana ft. Mozzik – Eiskalt @loredana @miksu @macloud

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on

Që të dy duke i shfrytëzuar platfomat e tyre të rrjeteve sociale, kanë treguar se kanë gati këngën e radhës nga producenti me të cilin bashkëpunojnë që një kohë Mc Loud dhe Miksu, ndërsa kënga e tyre do të quhet “Eisklat” që nga gjermanishtja në shqip do të thotë: “Ngrirje”.

Dyshja kanë thënë se këngën e tyre të re do e lansojnë me 1 Gusht, ndërsa edhe klipi është gati për tu publikuar.

Ata po ashtu së fundmi kanë lansuar disa këngë solo, ndërsa Mozzik ka publikuar projektin e shumëpërfolur me reperin Unikkatil, “Shqipar” vetëm në versionin audio dhe pa videoklip.

Ndërsa Loredana, tri javë më parë publikoi me klip këngën “Jetzt rufst du an”.

Artikuj të ngjashëm