Ky është urimi i Ledrit për ‘vëllain’ e tij!

By

Miqtë për secilin prej nesh janë një pjesë e rëndësishme e jetës që i bëjnë kalimet e sfidave të kësaj të fundit më të lehta.

Por kur një mik të qëndron përkrah çdo suksesi duke të dhënë shtyrjen kryesore, ai pa asnjë dilemë mund të konsiderohet edhe si vëlla.

I tillë është për reperin Ledri Vula edhe menaxheri i tij, Faton Shoshi. Me rastin e ditëlindjes së tij, Ledri përmes një postimi ka uruar gjithë të mirat për të.

‘Të gjitha momentet e vështira që i kam kaluar, kanë qenë vetëm për shkak të shoqërisë tënde. Falemnderit shumë vëlla, të uroj një vit të mirë. Urime ditëlindja’ – është shprehur reperi.

Ndryshe, Fatoni përpos si menaxher i Ledrit dihet se është edhe menaxher i Era Istrefit nën petkun e ‘Nesër’. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm