Reperi e këngëtari i njohur Kastriot Rexha, njëri ndër më të preferuarit e shqiptarëve për momentin,ishte protagonist i intervistës “50-të pyetje me Prive”.
Majk kësaj here është përgjigjur në një numër të madh pyetjesh që na ndihmojnë ta njohim personalitetin e tij dhe po ashtu, të mësojmë më shumë rreth gjërave që deri më tash s’i kemi ditur për të.
I pyetur se cili është thashethemi më i madh që ka dëgjuar për veten, ai ka thënë se ka të bëjë me klipin e tij të fundit me Getoar Selimin, “Paris Milano”.
“Thashethemi më i çmendur që e kam dëgjuar e që po më vjen në mend tash, është se rrobat Versace në klipin e ri, i kam marrë me qira”, ka thënë Majk duke qeshur, gjë që ka lënë të nënkuptohet se veshjet e shtrenjta në klipin e ri, janë të tijat. /Prive.al