Kjo gjë nuk dihej për familjen e Noizyt

By

Në intervistën në emisionin ‘Zonë e Lirë’, Arjan Çani zbuloi një detaj shumë interesant për familjen e Noizyt.

Ai është lindur e rritur në një familje si përzierje e fesë krishtere dhe asaj myslimane.

Nëna e reperit dhe vetë reperi janë katolik, kurse babai dhe motra e Rigelsit janë mysliman.

Ky diversitet i ka dhënë një frymë shumë pozitive familjes meqenëse siç tha reperi, festojnë Bajram e Krishtlindje së bashku.

Ai foli edhe për fenë islame duke thënë se zhvillimet e fundit me terroristët janë bërë për të njollosur këtë religjion teksa shprehu fjalët më të mira. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm