Ky është qëndrimi i Sidrit Bejlerit për Homofobinë (FOTO)

By

Këngëtari Sidrit Bejleri shumë herë nuk ka hezituar të shpreh bindjet dhe besimin e tij fetar.

Mbajmë mend shumë deklarata të tij gjatë edicioneve të “The Voice of Albania” ku pa nguruar shprehte besimin tij në Zot dhe reflektonte mbi idetë e tij të prera.

Mbase një artist dhe krijues i kohës, por qëndrimet e tij janë mjaft strikte.

Ai nëpërmes një postimi në llogarinë e tij në instagram, ka shfrytëzuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë për të treguar qëndrimin e tij sa i përket këtij orientimi.

“Në fakt ky është motivi që mund t’i shkojë për shtat kësaj dite…
Edhe unë jam kundër martesave të së njëjtës gjini. “Për dashurinë e vërtetë, mes mashkullit dhe femrës, ashtu siç e bekoi Vetë Zoti” -ka shkruajtur Sidriti ku ka bashkangjitur edhe tekstin e një këngë të cilën e ka shkruajtur vetë ai.

S’TA KAM THËNË
Muzika: Sidrit Bejleri, Shpëtim Saraçi
Teksti: Sidrit Bejleri 
S’ta kam thënë në parkun ku t’kam pritë
S’ta kam thënë nën strehën me shi
S’ta kam thënë me dorën përmbi buzë
Kurrë jo nuk ta kam thënë, veç Zoti e di 
S’ta kam thënë, se muzë unë ty të kam
Kur këputet dhe lulja pa zë qan
Dashuria ta dish e mbyt mërzinë
Unë ty nuk ta kam thënë, koha është shërim 
Sa herë ti shkon, çdo gjë tek unë ngapak të pret
Kur ti je larg, sikur një orë të vetme, vdes
Dhe me ty në krah diellit t’i them, mirëmëngjes 
Ta dhuroj këngën e parë
Ma dhuro çdo çast, të të shoh në sy, veç ty
Ta kam falë drithmën e parë
E në gjoksin tënd dua t’i mbyll sytë 
S’ta kam thënë se qan kush është fajtor
S’ta kam thënë ëndrrat pa ty mbarojnë
S’ta kam thënë kur jeta të perëndojë
Sërish në atë jetë Zoti na bashkoftë

d9938e022a216421be0be461a297d4f07c34cd63e445803f8a67d6647f320a69_full

Artikuj të ngjashëm