Ky është problemi nga i cili vuan Jennifer Aniston

By

Jennifer Aniston ka zbuluar se shpesh vuan nga pagjumësia.

Aktorja 53 vjeçare vuan nga problemet me gjumin prej dekadash dhe ka pranuar për People se shpesh shqetësohet se nuk do të arrijë të flejë, duke përjetuar stres gjatë natës.

“Kam frikë të kaloj një natë tjetër duke numëruar”, tha aktorja. “Mendoj se kjo ka filluar diku në të 30-at e mia ose edhe më herët, por nuk mund t’i vësh re efektet e mungesës së gjumit kur jemi të rinj, sepse jemi të pathyeshëm”, tha ajo.

“Filloi si diçka që unë thjesht do ta pranoja dhe pastaj krejt papritur ti kupton efektet e mungesës së gjumit dhe se si ajo ndikon në ditën, punën, funksionin e mendjes dhe fizikun tënd”, shtoi më tej aktorja.

Ish-ylli i “Friends” vazhdoi duke shpjeguar se sa më shumë të ‘shqetësohet’ për të rënë në gjumë, aq më e vështirë është për ta bërë këtë.

Ajo tha për People: “Dhe sa më shumë shqetësohem për këtë, aq më e vështirë është të biesh në gjumë”.

Artikuj të ngjashëm