Në karrierën e tij muzikore, këngëtari Blero Muharremi ka eksperimentuar relativisht shumë në zhanret e muzikës.
Megjithatë, viteve të fundit ai u ‘sistemua’ në balada vajtuese. ‘NUN’, ‘5’, ‘1Her’ ishin disa prej projekteve muzikore të publikuara në varg që u pëlqyen dhe grumbulluan miliona shikime në Youtube.
‘Rregulli’ u thye këtë verë kur Blero publikoi dy projekte me ritme verore, ‘All in’ dhe ‘Ta ha gojën’ që nuk është se patën impaktin e duhur.
Madje, ‘Ta ha gojën’, befasishëm, pati më shumë mospëlqime sesa pëlqime duke bërë që opsioni në Youtube të bllokohet për fansat.
Por, rikthimi i fuqishëm u shënua me ‘A thu’. Kënga ka kaluar tashmë shifrën e dy milionë shikimeve duke u pëlqyer me të madhe e duke u shndërruar në hit të pakontestueshëm.
Pa dyshim, ajo që ka mësuar Blero së fundmi është se ai nuk duhet larguar shumë nga baladat. Kjo sferë është që i fle më së shumti dhe që rrjedhimisht pëlqehet nga ata të cilët e dëgjojnë. /Prive.al/