Elvana Gjata është njëra nga këngëtaret me më së paku postime në rrjetet sociale, sidomos gjatë këtij viti.
Artistja qëndroi në heshtje në pandemi duke u bërë ‘e gjallë’ në raste shumë të rralla, ashtu si sot.
Elvana hyri në Instagram për të ndarë dy fotografi të babait të saj, për të cilin ajo thotë se merr lulet më të bukura vetëm nga ai.
Kujtojmë se projekti i saj i fundit është “Me Tana” – këngë me të cilën u prezantua në RTSH për Festivalin Eurovision i cili më pas edhe u anulua./Prive.al