Këngëtarja Mimoza Shkodra, po sjellë një duet të ri me një emër të njohur të skenës muzikore shqiptare.
Bëhet fjalë për Skerdi Agon, me të cilin ajo ka zgjedhur të bashkëpunojë së fundmi, pas një projekti solo që ka lansuar muaj më parë.
Kjo këngë e re, siç merr vesh Prive është shumë melodike dhe pritet të jetë njëra nga ato këngë me të cilën do vallëzojmë tërë verën.
“Të lutem”, do të quhet kënga, ndërsa është Skerdi ai që e ka paralajmëruar përmes një postimi në Instagramin e tij.
Ky projekt i Skerdit me Shkodrën, vjen menjëherë pasi këngëtari lansoi këngën “UZI” me reperin ferizajas, Butën.