Nëna, nëna, nëna gjithandej nëpër estradë!
Listës së gjatë dy ditë më parë iu shtua edhe këngëtarja Leonora Poloska e cila solli në këtë botë vajzën e saj të parë, fryt i dashurisë me kompozitorin Andin Randobrava.
Lajmi u bë i ditur nga ky i fundit ndonëse në fakt mbi gjininë kishte raportuar Prive.al disa javë më parë.
Por, ajo që mbeti pa u marrë vesh ishte emri i vajzës i cili tashmë nuk është sekret.
Është bërë e ditur se çifti kanë vendosur ta quajnë vajzën Andora, njejtë sikur emri i një qyteti të vogël bregdetar në provincën italiane të Savonës.
Nuk dihet nëse Leonora dhe Andini janë inspiruar nga ky qytet, shteti i Andorrës i kufizuar nga Spanja dhe Franca apo në kombinimin e tre shkronjave të para dhe të fundit të prindërve megjithatë ia kanë dalë të gjejnë një emër të rrallë por edhe mjaft të bukur për princeshën e vogël. /Prive.al/