Jo më kot udhëheqë njërin ndër emisionet më të suksesshme shqiptare, për të mos thënë më të suksesshmin.
Blendi Fevziu shpiu formatin e emisionit të famshëm shqiptar Opinion dhe ka plot 2 dekada që e udhëhoqi dhe nuk e lëshoi asnjëherë ritmin.
Ditëlindja e emisionit ishte një event që i kaloi të gjitha pritshmëritë e aty nuk pati figurë publike nga fusha e artit e politikës e televizionit, që s’u ftua në ahengun e këtij rasti.
Ndër ta, ishin edhe këngëtarja Besa Kokëdhima e babai i saj, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Koço Kokëdhima.
Kokëdhima ka eksperienca të shumta me Fevziun, por për të thotë me shaka se e ka bërë të ndjehet keq me shëndet sa herë e ka intervistuar.
“Me Fevziun kam bërë shumë intervista në Opinion. Sa herë shkoj tek ai lodhem shumë dhe kam dhimbje gjoksi sepse ai është një gazetar shumë i vështirë”, deklaron deputeti Kokëdhima për mikrofonin e emisionit Prive.
Sigurisht, këtë ndjenjë mund ta kenë pasur shumë të ftuar të Blendit ngase emisioni i shtrydh e i ndrydh panelistët, sidomos kur vijnë nga politika, por Kokëdhima është ndër të paktë që këtë e pranoi para kamerës. /Prive.al