Ditë më parë këngëtarja Elvana Gjata publikoi këngën e re.
“Tavolina e mërzisë” që mban vulën e Armend dhe Aida Rexhepagiq u shndërua në një hit të pakontestueshëm.
E kur një këngë ka sukses, pashmangshëm ato që pasojnë janë cover-ët.
Një të tillë, më të veçantin në këndvështrimin e saj, Elvana e ka ndarë në rrjetin social Instagram.
Fjala është për cover-in nga ish-konkurentja e ‘The Voice Kids’ Klea e cila ka mahnitur me interpretimin e saj.
Ndiqeni të plotë më poshtë dhe na thoni përshtypjet tuaja. /Prive.al