Pas reagimit të gjerë për ardhjen e Goran Bregovic në Korçë për të performuar në Festë e Birrës, artistë nga Kosova që ishin paraparë të performonin u tërhoqën.
Bëhet fjalë për Dafina Zeqiri dhe Capital T që njoftuan se nuk do të ngjisnin skenën. Njëjtë bënë edhe grupi “Na”.
“Artistë nga Kosova janë tërhequr nga pjesëmarrja e tyre. Kishim Dafina Zeqirin, Capital T, grupin “NA”, por që u tërhoqën. Edhe Dren Abazi, por ai për arsyet e tij personale”, tha nënkryetarja e Bashkisë Korçë për “Bota sot”.
Ajo zbuloi se vetëm këngëtari Shemsi Krasniqi nga grupi “Ilirët” do të jetë artisti i vetëm nga Kosova që do të performojë në Korçë.
“Kemi Shemin nga “Ilirët”, pasi ai është i vetmi nga Kosova i cili do të performojë në Festën e Birrës, do të thotë vetëm këta emra kishim nga Kosova, por që vetëm Shemi ka pranuar. Ndërsa do ketë një bandë nga brazili, një greke si dhe emra të tjerë shqiptarë”, përfundoi Bunila Themeli. /Prive.al