Ky detaj në videoklipin e ri të Mozzik dhe Kidës duket të jetë një kunj për Loredanën

By

Së fundmi, Mozzik dhe Kida lansuan bashkëpunimin e tyre dhe videoklipi na erdhi si një befasi më shumë se 6 minuta.

Ndërkaq, teksa Mozzik dhe Kida përballën në gjyq, kjo e fundit më pas e kidnapon dhe më vonë merr një propozim nga reperi dhe Kida e lë në altar, një detaj i vogël shkoi pa u vënë re në minutën 2:49 të videoklipit.

Teksa reperi hyn me një modele në lobin e hotelit, recepsionisti mban shënime në një listë ku renditen ish të dashurat e reperit.

Kjo është një referencë për tekstin e Loredanës në këngën “Kriminele” në bashkëpunim me Yll Limanin.

“Kto fore unë moti i kuptova. Lëshoja ti Djellzës, Erzës ose edhe Blertës”, këndon Loredana në vargun e saj ndërkaq në listën e ish-të dashurave të Mozzik janë të listuar po këta emra (Djellza, Erza, Blerta). /Prive.al

Artikuj të ngjashëm