Ky detaj ka bindur fansat se Rihanna është martuar

By

Rihanna dhe A$AP Rocky po ndezin thashethemet për martesë pasi ai iu referua këngëtares shtatzënë si “gruaja” e tij.

Page Six raportoi ekskluzivisht se reperi i bëri thirrje publike themelueses së Fenty Beauty gjatë koncertit të tij Spotify në Festivalin e Luanëve të Kanës 2023 të mërkurën mbrëma.

“Do të doja t’ia kushtoja këtë këngë gruas sime të bukur!” Rocky, i lindur Rakim Mayers, i tha turmës.

Rihanna, e cila tregoi barkun e sak me një fustan të zi të tejdukshëm, më pas i buzëqeshi atij nga seksioni VIP.

Deklarata e artistit “1 Train” tërhoqi vëmendjen e fansave të cilët filluan të spekulojnë nëse çifti ishte martuar fshehurazi. /prive.al

Artikuj të ngjashëm