Beatrix Ramosaj duket të jetë e përfshirë në BBVK, kësaj here në rolin e shikueses.
View this post on Instagram
Një vit pasi një aventurë të tillë televizive e provoi vetë, ajo në rrjetin social Twitter ndan kohë pas kohe përshtypjet e saj mbi dinamikat në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
E për këto javë transmetim, është një person që ia ka shpifur!
Bëhet fjalë për Stresin, i cili nuk i pëlqen aspak në këtë aventurë këngëtares së njohur.
Trixa ka reaguar në profilin e saj me një “emoji” që e lë të nënkuptohet se ai e bën për të vjellë.
Me gjasë kjo lidhet me sjelljet e Stresit kundrejt një prej banoreve të tjera, Julit, me të cilën reperi i njohur ka hapur një betejë frontale, duke përmendur mes tjerash edhe pjesën e njohjes dhe historive nga jashtë shtëpisë, të cilat janë bartur dhe brenda. /Prive.al