Pak ditë më parë Valdrin Sahiti prezantoi koleksionin e ri përmes një sfilateje gjigante me shumë fytyra të njohura shqiptare.
Dizajneri mblodhi nga presidentja e deri tek njerëzit që adhurojnë fustanet e tij në mbrëmjen e ‘Call me Zote’.
Por kush nga të famshmet shkëlqeu më teperë në tapetin e kuq?
Prezantuesja Liberta Spahiu u paraqit me fustan të zi transparent, duke i vënë në pah format perfekte.
Më pas, Nora Istrefi u shfaq me fustan të verdhë plot shkëlqim.
Edhe Elvana Gjata xixëlloi nga fustani VS.
Era Istrefi u duk si sirenë e artë!
Moderatorja Bora Zemeni u paraqit me fustan të gjelbër me shkëlqim e pupla.
Leonora Jakupi si çdo herë u shfaq si zonjë e rëndë, veshur me fustan të bardhë.
Edhe Lori Hoxha shkëlqeu. Ajo ishte me fustan të zi jo të ngjitur, por mjaft elegant.
Ndërkohë Elita Rudi nuk kishte xixa, por dukej tejmase glamuroze dhe bukur.
View this post on Instagram
Veç këtyre që zgjodhem ne, në këtë mbrëmje të madhe për dizajnerin, pati edhe shumë tê famshëm të tjerë si Alaudin Hamiti, Capital T, Yll Limani, Yllka Kuqi, poashtu edhe presidentja e vendit Vjosa Osmani.
Pra kush mendoni ju se ia doli të shkëlqente më shumë atë natë nga fotot që patë?/Prive.al