Ishte pa dyshim një ndër personazhet më të pëlqyera në kohën e shkëlqimit të serialit ‘O sa mirë’.
Aktorja e re në moshë Ema Uka, me paraqitjen e saj tek seriali që prej episodit të parë arriti të vjedhë zemrat e publikut duke u shndërruar në fenomen me veprimet e saj në rol.
Por ka tash e disa javë që ajo është zhvendosur në Holandë ku duket se është përshtatur shumë mirë me jetën e re.
Së fundmi ajo është pajisur edhe me pasaportën e atij vendi duke ‘vulosur’ edhe më tepër largimin e saj nga Kosova.
E duket se largësia tashmë ka filluar ti japë efektet e para pasi që në një postim në Instagram, Ema, kishte publikuar fotografinë e vëllait të saj duke shkruar se po i mungon shumë ai.
Nuk dihet ende se edhe për sa kohë do të qëndrojë aktorja atje por një gjë është e sigurt mungesa e vendlindjes ka filluar të vërehet qysh tani. /Prive.al/