Tash e disa ditë, shumë prej emrave më të suksesshëm të estradës shqiptare po postojnë foto të tyre nën mbishkrimin ”Me neve”.
Lumi B, Dafina Zeqiri, Etnon, Capital T, Kresha, Lyrical Son, NR, Elinel, BimBimma ishin disa prej emrave të cilët iu bashkangjitën këtij trendi.
Në media u raportua se kjo ishte formë përkrahëse në rrjete sociale për këngën e re të Ledrit ”Sun rrin me neve” që do publikohet nesër.
Megjithatë, e vërteta është krejt ndryshe. ”Me neve” do jetë një aplikacion, një platformë moderne për të dëgjuar muzikë e pasuruar me të gjitha zhanret e muzikës. që synon të mbledhë artistët më eminentë.
Aty do të ketë edhe informacione në lidhje me këngët më të reja, koncertet dhe mundësinë e blerjeve të biletave përmes kësaj platforme.
Momentalisht, ky projekt është në fazën e testimit deri në startimin që parashihet të ndodhë në pranverën e vitit të ardhshëm. /Prive.al/