Këngëtarja Dafina Zeqiri tash e disa ditë është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në tentim siç thuhet, për të kapur suksesin ndërkombëtar nga përtej Atlantikut.
Por, qëndrimi atje dhe prekja për së afërmi e problemeve duket se e ka shqetësuar Dafinën.
Ajo përmes rrjetit social Snapchat e ka shprehur brengën e saj në lidhje me drejtimin që po e merr bota në përgjithësi dhe Amerika në veçanti.
Popullariteti gjithmonë e më në rritje i Donald Trump, kërcënimet e liderit koreano-verior për sulm me bombë hidrogjeni kanë bërë që këngëtarja të reflektoj duke dhënë opinionin e saj për këto çështje.
Pak përfshirje në rrjedhat e përditshmërisë, përtej muzikës, nuk është asnjëherë opsion i gabuar.