E kush tjetër përpos Erës?!

By

Ajo në pak muaj është shndërruar në një ikonë për t’u ndjekur.

Era Istrefi me artin e saj arriti që nga Prishtina e vogël t’i hap dyert e suksesit të përmasave ndërkombëtare pas nënshkrimit me Sony Music.

Me miliona shikime e dëgjime, performanca në emisionet e sukseshme europiane ku audienca është e dhjetëfishuar nga ajo shqiptare, nuk kishte se si të ndodhte ndryshe pos të shpallej si femra më e mirë e diskografisë shqiptare.

Titullin Best Female, Era e mori në Top Awards krahas Elvana Gjatës, Encës, Kidës e motrës Nora Istrefi.

Nga të gjitha të nominuarat tjera, vlen të ceket se vetëm Kida po merr pjesë teksa pas fitimit të çmimit Era me fjalimin e saj inkurajoi njerëzit të ndjekin ëndrrat. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm