Padyshim që viteve të fundit,artistët tanë me të vërtetë marrin shuma klikimesh mjaft të mëdha nëpër videot e tyre.E duket se kjo,po krijon habi kogja shumë për këngëtaren nga Shqipëria,Aurela Gaçe.
E arsye e cuditjes së saj rreth këtij fakti, janë bërë videot e këngëtarit me famë botërore Eros Ramazzoti,i cili në krahasim me videot e këngëtarëve tanë,për nga ana e klikimve është dukshëm mbrapa.
‘Ore , si ka mundesi, Eros Ramazzoti ka 5 muaj qe ka publikuar nje kenge dhe ka 1 miljone e 245 mije shikime ? Edhe te mendosh qe Italia ka me duket 60 miljone banore .’ –shkrun në një postim,këngëtarja.
Ajo gjithashtu ‘vajton’ kolegët e saj,për hapësirën e vogël që kanë sa i përket përhapjes së artit të tyre,mirëpo nuk është se i vajton për nga klikimet.
‘…ai nuk eshte artist brenda kufijve te nje shteti , sic jemi ne te shkretet .Nejse ne aq te shkrete nuk jemi, se ne te gjithe kemi 1 miljon klikime ne nje jave. Edhe numrin e popullsise ju e dini . Prandaj s’po me del llogaria o shoke.’-shton mes tjerash Aurela.
Duket se këngëtarja është mjaft e prekur rreth këtij fakti,duke qenë se është një fanse e flakët e personit në fjalë.
Mirëpo,mbi të gjitha të bërit art të mirëfillt është ajo që vlen më shumë.Apo jo Aurelë? /Prive.al/