Shumë hite që dëgjojmë çdo ditë, kanë dalë nga studioja e tij dhe janë prodhime të tija.
Nisur nga kënga “Bon Bon” e Era Istrefit që bëri xhiron e botës, e tek plot këngë të tjera të artistëve shqiptarë që u shndërruan në hite.
Ndërsa producenti kosovar Cricket, në edicionin e javës së kaluar në Prive, u pyet nga Artan Telaku, se kush nga artistët shqiptarë nuk e ka paguar për realizimin e këngës!
Megjithatë një përgjigje nuk morëm nga ai, pasi që pretendoi se nuk i kujtohej borxhliu! Por, kush i harron borxhlinjtë se…?
“Ndoshta në fillimet e mia nuk më kanë paguar. Nuk e mbaj mend”, ka thënë ai.