Dasma e reperit Asdren Gjikolli me të fejuarën e tij, Elita Rudin, mblodhi mbrëmë në Prishtinë emra të njohur nga arti dhe politika.
Në këtë mes, ndodhej edhe Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës që njëkohësisht kishte edhe detyrën më të rëndësishme të mbrëmjes: ta martonte ligjërisht çiftin.
E pasi shpërtheu festa me nusen e dhëndrin, shumë video e fotografi u publikuan në rrjete sociale, e një ndër ata që langoi imazhe në Instagram ishte vet Ahmeti.
Me bashkëshorten e tij Adrianën, Ahmeti ka publikuar një fotografi me Ledri Vulën. Dhe se cili është më i pashëm e ka vendosur ajo?
“Adriana po thotë kush është ky faca? Fjalën e ka për mu. Ledri kushhh?”, ka shkruar me shaka Ahmeti, duke pretenduar se është më i pashëm se Vula, pas të cilit vajzat lënë kokën! /Prive.al