Kush hyn nesër nga Kosova në ‘BB VIP’?!

By

Me datë 30 dhjetor, Prive.al njoftoi oër tre hyrje të reja në Big Brother VIP.

Një prej tyre, moderatore nga Kosova.

Hyrjet ishin paraparë për datën 1 janar por janë spostuar për nesër, shkaku i rrjedhës shumë të ngjeshur të edicionit festiv.

Raportohet se hyrja është Egzona Rafuna, moderatore në televizionin publik. Si hap të parë, ajo sot para hyrjes e ka bërë private llogarinë në Instagram, truk ky i aplikueshëm gjerësisht për shtimin e ndjekësve.

Rafuna është bashkëmoderuese e një emisioni argëtues me Arbër Zekën, ish-fitues i Big Brother 5 i cili sigurisht se mund t’iu ketë gjendur me këshilla për aventurën koleges.

Dy emrat e tjerë janë sportistë, pak të njohur gjerësisht, nga Shqipëria. /prive.al

 

Artikuj të ngjashëm