Rikthimi në muzikë pas një pauze për secilin artist paraqet një sfidë më vete. Shumë punë dhe energji përqendrohen në mënyrë që ky rikthim të jetë më i miri i mundshëm.
Por, shpeshherë ai shoqërohet me debakël.
E njejta nuk vlen për Nora Istrefin që dy ditë më parë publikoi këngën e re ‘Sa t’kom dasht’ e cila në minutat e parë nga publikimi vulosi epitetin e një super-hiti.
Këngëtarja për këtë projekt dhe jo vetëm do të flas këtë të Shtunë në Prive.
Kush është ‘papaku’ i Nora Istrefit që përmendet në këngën e re ?! A do sjell ajo album ?! Sa i pengojnë thashethemet për jetën private dhe akuzat për kopjim ?!
Pyetjet marrin përgjigjje nesër me fillim nga ora 19:00.