Ai është një nga meshkujt më të pashëm shqiptarë i cili bie në sy me pamjen e tij, krahas karrierës në muzikë.
E duket se ka qenë vetëm çështje kohë që Roberti, me fizikun e tij të kompletuar, të shndërrohet edhe në një model part-time.
Këngëtari është përzgjedhur si imazhi i koleksionit të ri nga brendi i mirënjohur Mr. Rex.
Pamjet e para nga prapaskenat janë publikuar në rrjete sociale ku Roberti pozon përpara aparatit të Veton Osmanit me modelen e re Zana Berisha përkrah.
Momentalisht, na mbetet të presim edhe pak ditë deri në publikimin e fotografive nga koleksioni i ri i veshjeve të Mr. Rex i cili me gjasë edhe këtë herë, do të na befasojë me trendet dhe risitë në veshjet e koleksionit që po vjen. /Prive.al