Të hënën është fejuar prezantuesi Labinot Gashi. Këtë ngjarje e ka festuar në Prishtinë me familjen dhe miqtë e tij.
Menjeherë kur u kumtua ky hap i Labit, portalet u mbushën me lajme.
Lidhja e tyre u mbajt në heshtje deri në ditën e djeshme kur vendosën që këtë hap ta bënin publik.
Emri i të dashurës së prezantuesit është Qëndresa Bajrami, 24 vjeçare nga Prishtina.
Përpos studimeve ajo është e angazhuar në studion e Artës dhe Nagipit ku po bën praktikën për make up dhe flokë.
Marrëdhënia e Labit me Qëndresën ka filluar para 1 viti e gjysmë në qytetin e Ulqinit.
Fejesa ka bërë zhurmë për një shtatëzani të mundshme por që ky informacion nuk është i vërtetë.
Nga fotografitë e fejesës të realizuara nga Veton Osmani, duket se çifti po kalon shumë mirë me njëri-tjetrin./Prive.al