Është e ditur që shumë artistë dhe fytyra të njohura mund të kenë fansat e tyre që janë në gjendje të bëjnë cmos për të rënë në sytë e idhujve të tyre.
Blerja e albumeve, mbushja e dhomës me portretet e tyre, këngët e tyre në celularë e shumëqka tjetër janë disa nga ato veprime që zakonisht jemi mësuar ti shohim nga nga fansat e artistëve.
Por kjo që ka ndarë këngëtari Yll Limani në rrejte sociale është thjeshtë e pa parë. Është teksti i këngës së tij të fundit “Najher” i cili është gdhendur përgjithmonë në këmbën e një femre.
Adhuruesja e Yllit duket të ketë qenë një fanse shumë e madhe e këngës së tij ose fjalët e kësaj këngë i kan ardhur aq të shenjta sa për ti bërë tatuazh në trupin e saj brenda krahëve të engjullit./PRIVE.AL/