Kush deshti i pari ?! Nora apo Bruno ?!

By

Para pak minutash u publikua projekti i ri muzikor i Nora Istrefit që e riktheu këngëtaren pas një pauze relativisht të gjatë.

Në momentet e para nga publikimi i kësaj kënge, ajo i tingëlloi shumëkujt si e dëgjuar.

Refreni i ‘Sa t’kom dasht’ është i ngjajshëm me atë të një projekti shqiptar, i ngelur në tentativë dhe i papublikuar deri më tash..

Traileri i këngës së paralajmëruar rreth tre javë më parë nga Bruno i Threedots përbën të njejtën vijë melodike dhe përafërsisht edhe atë të tekstit.

Ky krijim muzikor i titulluar ‘A bon me dit’ në paralajmërim ishte proklamuar normalisht si produkt muzikor i Threedots, kompanisë nën ombrellën e të cilës është artisti kurse tek kreditet e këngës së Norës kjo kompani nuk përmendet askund.

‘Sa t’kom dasht’ është punuar tek Massive Production nga Nurteel & Granit Gashi kurse për tekstin është shkrirë talenti i Erës dhe Ergen Berishës.

Se çfarë ka ndodhur realisht, mbetet të shihet. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm