Aktualisht është një ndër filmat më të komentuar në mediat shqiptare edhe pse akoma nuk ka dhënë premierën.
Fjala është për prodhimin kinematografik të Ermal Mamaqit i cili për herë të parë para publikut shfaqet nesër në Tiranë në Pallatin e Koncerteve, e teksa një javë më pas vjen në Kosovë, fillimisht në Prizren e pastaj në Prishtinë.
“I love Tropoja” do të vazhdoj edhe me tur ndërkombëtar si në Shkup, Bern, Zurich, Munih, Berlin, Londër, Athinë e shumë vende të tjera.
Pritshmëritë mbi këtë film ku përpos Ermalit, protagonistë janë Enca e Arjola Demiri janë tejet të mëdha, por kurioziteti shuhet nesër./Prive.al