Kur të gjithë po flasin për të, Blero bëhet ‘i gjallë’

By

Blero Muharremi është rikthyer në kryetemë të portaleve.

Personi më i komentuar gjatë viteve 2014-2017 në shoubiz po përflitet për ndarjen nga bashkëshortja Afrona Dika pas shtatë vitesh lidhje e dy e gjysmë të martuar.

Se po kalojnë krizë, e konfirmuan edhe burimet e Prive përmes edicionit të javës në “E vërtetë, e pavërtetë”.

Por teksa krejt po flasin për të, Blero ka “halle” tjera.

Përkundër se fans i Barcelonës, ai është shfaqur sot në një tubim të organizuar të milanistëve në Prishtinë, të cilët u mblodhën për ta parë ekipin e zemrës që fitoi titullin e kampionit pas 11 vitesh.

Dje, këngëtari ka postuar nga jugu i Shqipërisë. Gjithçka, me gjasë në kuadër të mesazhit se nuk po e vuan dramën në raport me Afronën. /prive.al

Artikuj të ngjashëm