Raporti i Çiljetës me Alban Hoxhën është shndërruar në një dramë me shumë akte dhe kjo jo për faj të vetë protagonistëve.
Janë mediat ato që kohë pas kohe, po i ndajnë e po i ribashkojnë çiftin përmes lajmeve që po qarkullojnë në portale.
Vëmendja u kthye sërish javën e fundit me disa raportime se gjoja Çiljeta ka vendosur ta nisë 2020-ën si beqare duke i dhënë fund në mënyrë definitive lidhjes me sportistin shqiptar.
E një postim i ditës së sotme ka rikthyer sërish vëmendjen.
Krah një gruaje të cilën e ka quajtur ‘kunatë’, ndjekësit kanë qenë të shpejtë për ta interpretuar si një sinjal të lidhjes që vazhdon.
Megjithatë, në foto është nusja e djalit të xhaxhait të këngëtares teksa bëhet e ditur që motra e Albanit jeton jashtë Shqipërisë.
Derisa spekulimet mbi raportin vazhdojnë, vetë dyshja këtë herë kanë vendosur të jenë të heshtur. /Prive.al