Nuk ka ndodhur rrallë që të famshmet, qoftë shqiptare e qoftë ato me famë ndërkombëtare, kanë zgjedhur t’i veshin gjërat e njëjta.
Kjo gjë i ndodhi edhe modeles shqiptare Arbenita Ismajlit, e cila modelon për kompani të ndryshme veshjesh të cilat kryesisht shiten online. Ismajli ka veshur fustanin e njëjtë që ka edhe Kylie Jenner, ndërsa modelja shqiptare shpesh është parë me modelet e njëjta që vishen motrat Kardashian e Jenner.
Lëvizja nga një markë në markën tjetër duket se ndodh njëjtë kur bie fjala te fashionistat më në zë të popullit shqiptar.
Pas shapkave Dior që i pamë gjithandej të veshura nga vajzat e njohura shqiptare, duket se trendi i radhës sa i përket aksesorit të këmbës kësaj here i përket markës Versace.
Shtëpia e njohur e modës ka risjellë edhe një herë në vëmendje trendin e viteve ’90 sa i përket ngjyrave dhe paternave, teksa në koleksionin pranverë/verë 2019 prezantoi shapkat me takë katrore dhe rrip i trashë me plastikë transparente. Veshje e brendshme e kësaj këpuce është me print gjarpri, gjë që justifikon edhe çmimin prej afro 880 dollarësh (duke mos harruar se disa qindra shkojnë edhe pagesë për emrin e markës luksoze).
Ashtu si shpesh herë ndodh me trendet e reja në industrinë e modës, ndër të parat që i përqafojnë risitë që sugjerojnë shtëpitë e njohura në vendin tonë janë Lori Hoxha dhe Armina Mevlani.
Edhe shapkat PVC Snake Sandals duket se trashëgimtarja e Top Media Lori dhe blogerja e njohur Armina, nuk mund të rrinin pa i bërë pjesë të gardërobës së tyre, për t’i ndarë më pas në Instagram.
Elvana Gjata dhe Aurela Hoxha kanë qenë të dyja në të njëjtën mendje kur vjen puna për të kombinuar dy veshje të markës së njohur luksoze Louis Vuitton.
Që të dyja vajzat kanë zgjedhur të bëjnë të kenë në garderobën e tyre këtë verë një kombinim i sugjeruar nga vetë shtëpia e modës Louis Vuitton që në total kap shifrën e plotë 2330 eurove.
Kostumi që është më trendi në këtë verë, këmishë dhe pantallona serioze të shkurtra, me logon e markës. Ato shiten veçmas, pantallonat që kushtojnë 1300 euro dhe këmisha që kushton 1200 euro, e që materialin e kanë krejtësisht të njëjtë.
Beyonce dhe Bebe Rexha u shfaqën me bodysuit-in e njejtë, por natyrisht të kombinuar sipas shijes së tyre. Të dyja këngëtaret kanë pozuar me një “bodysuit” të markës Marine Serre.
Elvana Gjata dhe këngëtarja e famshme serbe Jellena Karleusa, kanë bërë zgjedhjen e njëjtë sa u përket rrobave.
Përderisa Elvana kishte veshur një kostum të markës Versace gjatë një koncerti në qendër të Tiranës, e në të njëjtin kostum është parë edhe serbja Jellena.
Nora Istrefi dhe Soni Malaj kanë preferuar veshjen e njëjtë, të cilën e kanë publikuar edhe në rrjetet sociale.
Këmisha e modelit “Roxanne Purple Metallic” kushton 91 euro, ndërsa modeli “Shahja Purple Metallic Draped” ka një kosto prej 78 eurosh.
Këmisha dhe fundi i brendit House of CB ngjyrë vjollcë nuk u preferua vetëm nga dyshja e skenës muzikore.
Edhe blogerja dhe producentja televizive, Lori Hoxha, u shfaq me të njëjtën veshje gjatë një paraqitje të saj në Londër.
Këngëtarja Elvana Gjata dhe moderatorja sportive, Bora Zemani u panë teksa mbanin veshur një bluzë të gjatë të kuqe.
Jelena Karleusa, është njëra ndër këngëtaret më me ndikim në Ballkan dhe jo vetëm, pasi ajo shpesh ka deklaruar se edhe Beyonce e Kim Kardashian, vishen sic është veshur ajo para shumë kohësh. Ajo dhe Albërie Hadërgjonaj veshën fustanin e njëjtë. /Prive.al