Kur Memli Krasniqi këndonte simpatinë (VIDEO)

By

Për shumë vite u morr me muzikë, tekstet e tij ishin mjaft të bukura duke krijuar kështu hite për rap grupin e tij “Ritmi i rrugës”

Së bashku me pjestarin tjetër  Arbër Recin, që nga viti 1995 formuan grupin, për të vazhduar kështu karrierën e tyre me shume bashkëpunime dhe albume, siq ishin: “Bota është e jona” e vitit 2000, “Obsesion” 2002 dhe “Përjetësisht” 2004.

Temat që Memli trajtonte në tekstet që vet i shkruante ishin kryesisht të karakterit social, vlenë të përmendim këtu këngën “Ushtari i rrugës” e cila ishte një hit mjaft i suksesshëm dhe pati prekur në ndergjegjën e shumë të rinjëve të cilët kishin zgjedhur rrugën e gabuar për të arritur suksesin e tyre.

Por nëse kthehemi në kohë, është bashkëpunimi me Edona Llalloshin që na bën ta kujtojmë Memlin edhe për këngë mjaft të bukura dashurie.

Një këngëtare e muzikës popullore të kohës dhe një reper që ishte ndër të parët që trajtonte rrymen e rapit në Kosovë, sollën këngën “Simpatia” e cila kishte një sukses tepër të madh atëbotë ndersa sot e kësaj dite vazhdon të degjohet duke krijuar kështu për fansat nostalgji dhe duke e sjellur Memlin përsëri aty ku kishte fillimet e tij./PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm