Pas shumë angazhimeve që këngëtari i pati së fundmi, erdhi koha të bashkohej me familje.
Meda aktualisht gjendet në Gjermani atje ku edhe jeton, dhe po kalon kohë me bashkëshorten dhe fëmijët e tij, të cilët për shkak të shumë koncerteve anë e mbanë botës, i sheh shumë rrallë.
Në disa postime të fundit, nga ana e të dy prindërve, në fokus është djali i vogël i çiftit i cili tashmë është rritur.
Meda publikoi disa foto të tij në Instastory me të cilat edhe ka njoftuar se është në shtëpi.
Të njëjtën gjë e bëri edhe Lulja, e cila postoi foto edhe me bashkëshortin./Prive.al