Modelja shqiptare Emina Çunmulaj, po feston sot ditëlindjen.
Çunmulaj që është martuar me miliarderin izraelit Sam Nazarian, nuk do e kalonte këtë ditë pa marrë ndonjë befasi nga bashkëshorti, i cili është shumë i kujdesshëm me dhuratat për gruan e tij.
Emina këtë vit po bëhet 33 vjeçare, ndërsa surpriza e ditëlindjes e priti me t’u zgjuar nga mëngjesi.
Ajo ndodhet me punë në New York, ndërsa Sam është siguruar që bashkëshortja ta gdhijë mëngjesin me surprizë.
Një tavolinë e përgatitur me gjërat më të shëndetshme për mëngjes, e po ashtu trëndafila të kuq që e simbolizojnë dashurinë, ishin përgatitur për modelen e cila për bashkëshortin, thotë se është më i miri. /Prive.al