Ekskluzive: U shfaq me flamurin serb në skenë, sqarohet Rita Ora

By

Teksa është duke u komentuar me të madhe veprimi i Rita Orës në koncertin e mbrëmshëm në Hungari ku u shfaq me flamur serb, ka ardhur më në fund sqarimi.

Siç edhe mendohej paraprakisht, bëhet fjalë për një ngatërresë të flamurit, meqë Rita e ka pandehur për flamur të Hungarisë, atë serb.

View this post on Instagram

A post shared by Prive.al (@prive.al)

Në një deklaratë ekskluzive për Klan Kosova të cilën e përcjell Prive.al, super ylli botëror ka dhënë versionin e saj të ngjarjes për atë që ndodhi mbrëmë.

‘Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans i ri. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk e pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo Hungarez! Përderisa  i mbështes te gjithë fansat e mi, nga te gjitha vendet dhe kulturat, dua ta bëj shume të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgiminë time, ose të mërzitja popullin tim ose familjen time’, thuhet në reagimin zyrtar të këngëtares.

Ndryshe, në prani të një publiku të madh në numër, Rita mbrëmë e ndezi atmosferën duke ofruar spektakël si një nga performueset kryesore të Szin Festival. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm