Muaj më parë Baby G konfirmoi lidhjen e saj të dashurisë ndërsa shumë pak kohë pas këtij lajmi, u vu re se Baby G hoqi të gjitha postimet nga Instagrami i saj dhe ajo që ra më së shumti në sy ishte që nuk e ndiqte më të dashurin e saj Lim Hotin.
Madje ata publikuan një këngë bashkë, e cila më nuk ekziston në kanalin e Baby Gee në Youtube.
Gjërat mes çiftit kanë marrë fund njëherë e mirë, meqë këngëtarja publikoi një video në Instagram, ku shfaqet duke vallëzuar.
Seksi, atraktive dhe me një fizik të tonifikuar, Baby Gee në përshkrimin e asaj videoje thotë:
“Kur je e re, sexy dhe single”.
Sic duket dyshja nuk janë më bashkë meqë këtë deklaratë Baby e bëri publike në mesin e qindra ndjekësve të saj.
Tani Baby G nuk ka kohë të vuajë sepse po fokusohet tek vetja dhe muzika e saj. E nëse ndonjëherë ia ndien mungesën e të pasurit një të dashur, ajo i përgatit vetes dy pica sepse është aq e shijshme dhe më e mirë se një i dashur.
Të paktën kështu la të kuptohet kur në Instagram postoi një imazh picas duke shkruar:
2 pica për mua sepse pica është i dashuri im.