Ka bërë një veprim që askush deri më tash në botën e të famshmëve nuk e bëri.
Por e tillë është ajo, e veçantë sa më s’ka dhe të tilla i ka edhe veprimet. Kantautorja e famshme botërore Sia, ka pasur një qasje shumë interesante pasi e kuptoi se fotografitë e saj nudo po shiteshin nga dikush.
Këngëtarja 41 vjeçare nga Australia, e ka marrë nën kontroll situatën duke e publikuar vet një fotografi të sajën krejtësisht e zhveshur, e duke supozuar se në këtë mënyrë, po u ndihmon fansave të saj t’i kursejnë paratë.
Duke iu drejtuar 3 milionë ndjekësve të saj në Instagram, krijuesja e hitit Chandelier shkruan:
“Është e qartë që dikush po përpiqet t’i shesë fotografi të mijat ku jam e zhveshur, fansave të mi. Ruajini paratë, ja ku e keni fotografinë falas. Çdo ditë është Krishtlindje”, ka shkruar ajo, duke postuar edhe një imazh të vetin nga prapa, ku shihet siç e ka bërë nëna, pra pa asnjë rrobë në trup. /Prive.al