Emri i saj tashmë është bërë sinonim i nje fiziku të përsosur jo vetëm i saj por edhe i shumë prej fytyrave tona publike, kjo pasiqë ajo si trajnere fitnesi ka bërë që të kujdeset për linjat trupore të shumë prej të famshmëve tona.
Puna e saj e vazhdueshme disa vjeçare ka bërë që ajo të arrijë linjat trupore ashtu siq kërkon një trajnere e vërtetë fituesi.
Ajo veq punës së saj të përditshme, dje dëshmoi që qëllimi i saj ishte edhe më i madh, duke iu referuar pjesëmarrjes në gara ndërkombëtare.
Kështu ajo dje doli triumfuese në kampionatin evropian “Sport Fest” i cili u mbajt në Budapest.
Por a ju kujtohet Geta shumë më ndryshe nga ajo që është tash?
Ajo vite më parë ka qenë bashkëpunëtore me humoristin Sevdai Radogoshi duke sjellur keshtu skeqe të shumta xhiruar në videokaseta me raste të ndryshme si viti i ri, 8Marsi e shumë të tjera.
Ndryshe Geta ishte edhe valltare në grupin e baletit modern “Tika Dance”
Kështu vallëzimi, humori e shumë aktivitete të tjera duket që i takojnë vetëm të kaluarës për ti lënë kështu radhën aktiviteteve të tjera fizike me të cilat Geta Beqa po mirret aktualisht./PRIVE.AL/