Kur Flori po fitonte – fytyra e Fifit është epike (FOTO)

By

Derisa pjesëmarrësit e sivjetmë të Këngës Magjike po jepnin votat t tyre për kolegët që garuan, prapa skenat e festivalit ishin shpesh prezente në ekranin e madh.

Në dhomën e emocioneve, aty ku artistët kundërmojnë ethe dhe stres, po pritej vendimi i kolegëve për fituesin e sivjetmë të festivalit, që këtë vit shënoi ditëlindjen e 20-të.

Këngëtarët Flori Mumajesi dhe Fifi e MC Kresha, ishin në garë goxha të ngushtë për disa momente dhe Prive arriti ta kapë momentin kur Fifi e kuptoi se Flori Mumajesi po fitonte edhe pse edhe kënga e saj “Psikopatja jote” po merrte mjaft pikë nga kolegët e saj, megjithatë jo mjaftueshëm për vendin e parë e të dytë që u zunë nga Flori Mumajesi dhe Aurela Gaçe e Eli Fara.

Megjithatë, ajo në fund sigurisht i dha edhe përqafimin për urimin e fitores!  /Prive.al

Artikuj të ngjashëm