Se fama e saj tashmë ka marrë shpërndarje në tërë globin kjo tashmë dihet.
Era Istrefi po dëgjohet kudo, nga SHBA-të dhe Meksika e deri në Izrael, Rusi dhe jo vetëm.
Madje, fama e saj ka arritur deri në atë pikë saqë në raste të caktuara ka tejkaluar Dua Lipën e Rita Orën.
Një rrëfim që e lidh Erën me një situatë të tillë po qarkullon në rrjete sociale.
Një shqiptare, përmes një statusi ka shprehur habinë e saj që në Poloni, një ugandeze nuk ka njohur as Duan e as Ritën por Erën me ‘Bonbon’. /PRIVE.AL