Fero ka lajme të reja në lidhje me karrierën e tij muzikore

By

Feronit Shabani i njohur me nofkën Fero është një reper i njohur tashmë në estradën shqiptare. Në fillim të karrierës së tij ai nuk e pati shpërthimin e duhur, teksa publikonte këngë audio me emrin Profero.

Ai për vite të tëra ishte pjesë e labelit On Records, ku për publikun e tij solli hite radhazi kështu duke fituar edhe vëmendjen e shumë merituar.

Mirëpo në rrugën e karrierës së tij sapo ndodhi një ndryshim, të cilin vetë reperi e bëri publik.

Ai nuk do të jetë më pjesë e On Records si pasojë e përfundimit të kontratës që palët kishin. Përfundimi i kontratës siç thotë reperi ka ndodhur në mënyrë shumë shoqërore dhe palët kanë rënë dakord që reperi të vazhdojë karrierën e tij di një artist i pavarur.

Përderisa ai falënderon kompaninë muzikorë On Records, ai nuk përjashton së përmenduri që kompania ka të drejtë të rezervojë data për reperin. Ai në postimin e tij në Instagram shkroi:

“Fansa, dashamirë , miq të dashur dua të ju lajmëroj që nga sot kemi përfunduar kontratën me kompaninë “On Records” ku jemi ndarë miqësisht me një marrëveshje të re ku unë do të vazhdoj si një artist i pavarur. Por dhe On Records ka të drejtën të rezervoj data për mua. Falënderoj fansat për suportin dhe një ashtu kompaninë për punën e pa lodhshme.”

Fero dje bëri një njoftim që mund të ketë mërzitur të gjithë fansat e tij. Reperi tha se ka anuluar të gjitha koncertet në vijim por do të kthehej shumë shpejt me diçka speciale.

Pas këtij njoftimi të bërë në rrjetet sociale, artisti i cili javë më parë u nda nga menaxhmenti i vjetër On Records, u pa në studion e producentit të njohur Lucry. Nëse nuk e dini, Lucry qëndron prapa pothuajse çdo kënge të Azetit dhe shumë artistëve të tjerë të huaj.

Tani ai ka lajme të reja në lidhje me karrierën e tij, dhe këtë e bëri të ditur në llogarinë e tij në Instagram.

Prej sot e tutje do jetoj dhe veproj në Berlin, sot nënshkrova kontratë me Avni Halimin dhe prej sot e tutje ekipi jonë thirret #TeamFERO – shkroi ai në foton që postoi në krah me Avni Halimin i cili tani e tutje do kujdeset për menaxhimin e karrierës së reperit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm