Reperi Arian Agushi i njohur me nofkën Gold AG në listën e projekteve që kanë krijuar më së shumti zhurmë pa dyshim se e ka këngën ‘Shqiptar 2’.
Kënga u kritikua fillimisht për gjuhë të urrejtjes nga serbët teksa ajo që nuk u ndal ishte ish-deputetja nga rradhët e LDK-së, tani ambasadore, Alma Lama.
Ajo me gjyq, ia arriti qëllimit që kënga të fshihet nga Youtube teksa për secilin shikim, Alma kërkon edhe mijëra euro dëmshpërblim.
Por, kjo nuk e ka penguar aspak reperin që duke mos u ndalur, së shpejti do e sjell volumin e tretë, respektivisht këngën ‘Shqiptar 3’.
Këtë e ka bërë të ditur në Facebook ku edhe ka zbuluar se siç e do tradita, ky krijim muzikor do publikohet në muajin Nëntor. /Prive.al/