Nga dita në ditë ajo po kap majat botërore në muzikë. E konsideruar nga BBC si një prej emrave premtues të vitit 2016, Dua Lipa në muzikë po njeh vetëm suksese.
Por nëse nuk e keni ditur, pos muzikës Dua Lipa gjithmonë e ka pasur hobi edhe modën. Ajo ka qenë çdo herë në rrjedha të trendeve më të fundit që i ka pasqyruar në blogun e saj.
E duke qenë një ‘pako’ e kompletuar edhe me paraqitjen e jashtme, Dua përbën fytyrën më të mirë për një kampanjë mode.
Këtë fakt dukej se e kishte ‘nuhatur’ edhe dizejnatori Valdrin Sahiti i cili rreth tre vite më parë pati këngëtaren e përmasave botërore si imazh.
Edhe atëherë sikur dhe sot, Dua shkëlqen me paraqitjen e saj. /Prive.al/